Site icon Telegrafi

Po kalonte rrugës, goditet nga dritarja që bie nga një ndërtesë një Londër, kalimtari vdes në vend (Foto)

Një burrë gjeti vdekjen kur një dritare ra nga kati i 27-të nga një apartament mbi kokën e tij, në një rrugë në qendër të Londrës.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, paneli i qelqit ka rënë nga një ndërtesë luksoze afër lumit Thames.

Viktima, e cila nuk është emëruar, besohet të ketë mbetur i vdekur në vend, menjëherë pasi është goditur nga dritarja.

Ai besohet të ketë qenë një punëtor nga një vend i afërt, i cili po kalonte rrugës.

Policia dhe paramedikët u thirrën të premten para orës 11 të mëngjesit, por viktima u shpall i vdekur në vendngjarje. /Telegrafi/

Exit mobile version