Telegrafi

Po kalonte rrugën në vija të bardha, burri nga Rusia për pak sa nuk u godit nga autobusi – e ndanë vetëm pak centimetra nga përplasja

Ky është momenti rrëqethës kur një burrë për “një fije floku” shpëton që të mos shtypet nga një autobus, derisa po tentonte të kalonte rrugën.

Ngjarja është filmuar me kamerë amatore që ishte e vendosur brenda një veture të ndalur në vija të bardha, dhe shfaq burrin i cili sapo zbret nga vetura tenton të kalon rrugën në vija, por para syve të tij kalon një autobus me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.

E tërë kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur në Voronezh në jugperëndim të Rusisë, ku burri rrëshqiti dhe për pak sa nuk u rrëzua – e mjaftuan vetëm pak centimetra që të goditej nga autobusi.

Megjithatë ai shpëtoi pa as lëndimin më të vogël, ndërsa të gjithë ata që kanë parë videon po e cilësojnë si njeriun më me fat në botë. /Telegrafi/