Telegrafi

Po kalonin përmes sigurimit, hajni vodhi dy zarfet plot me para të një pasagjeri tjetër – kamerat e sigurisë kapin gjithçka (Video)

Një hajdut u kap duke vjedhur rreth 8000 euro në para të gatshme nga tabaka e një pasagjeri tjetër pasi ai kaloi një pikë kontrolli të sigurisë në aeroport.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë ato që kanë kapur hajdutin ndërsa iu afrua dy skanerëve të sigurisë në aeroportin e Fiumicinos në Romë.

Siç bëhet e ditur, ka qenë një tjetër pasagjer, duke qëndruar para tij, ai që kishte vendosur dy zarfe të parave të gatshme brenda një tabakaje përpara se të provonte të kalonte nëpër një detektor metali.

Hajduti, i cili kishte vendosur një qese dhe një pallto në një tjetër tabaka, u filmua më pas duke pritur që gjërat e tij të ecnin përmes skanerëve të aeroportit.

Por, ndërsa qëndronte duke shikuar për sendet e tij, ai vuri re se dy zarfet plot me para të gatshme shfaqen në rripin e transportuesit.

Ai shikoi rreth e rrotull për një çast, para se të merrte me vete paratë dhe duke i futur në xhepin e tij.

Pastaj lidhi xhaketën e tij rreth qafës dhe kapi çantën e tij para se të dilte shpejtë.

Viktima, që kishte kaluar që nga pikat e kontrollit të sigurisë, panikoi kur vuri re se paratë e tij nuk ishin atje.

Pasagjeri, nga Pakistani, do të përdorte paratë për të paguar për kujdesin mjekësor të një të afërmi të sëmurë, tha policia italiane.

Por hajni u arrestua pasi ai po hynte në një fluturim për në Rusi, pak më pas. Ai është dënuar me një vit burg. /Telegrafi/