Telegrafi

Po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, Dzeko lumturohet me golat

Vitin e kaluar ishte njëri nga futbollistët më fat zi në botë.

Kishte shumë raste por shënonte rrallë dhe humbte shumë.

Sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko ka shënuar 12 gola në 14 ndeshje në të gjitha garat për Romën.

Ai ka folur pas fitores 2-4 të Romës ndaj Austria Vjenës, në kuadër të Ligës së Evropës.

“Jam i lumtur, kam bërë dy gola dhe kam ndihmuar skuadrën të fitoi ndeshjen. Ishte një takim i rëndësishëm pasi javë më parë kemi barazuar në shtëpinë tonë ndaj Austria Vjenës”, deklaroi Dzeko.

“Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm që të rritemi edhe më shumë si skuadër”, vazhdoi tutje Dzeko që beson në suksesin e Romës këtë edicion.

“Shpresojmë shumë që të fitojmë trofe. Jemi në rrugën e duhur dhe duhet t’i minimizojmë gabimet”, deklaroi boshnjaki. /Telegrafi/