Kudo që të shkoni, ai është me ju, madje edhe ju kurrë nuk arrini ta ndani atë nga vetja, edhe me ndihmën e ëmbëlsirave të tij të preferuara
Në shkrimin tonë do të gjeni arsyet më të zakonshme për nevojën e qenit për të ndjekur pronarin në çdo hap, transmeton Telegrafi.
Qeni dëshiron të jetë pranë jush
Kafsha juaj mund të jetë vetëm një pjesë e botës suaj, por ju jeni e gjithë bota e tij. Nëse qeni juaj po ndjek hapat tuaj, ai dëshiron të përfshihet në gjithçka që bëni.
Ai është më i lumtur kur është në prehrin tuaj
Ai ju sheh si një udhëheqës. Meqenëse qentë e sotëm janë në të vërtetë pasardhës të ujqërve, ata e shohin veten dhe ju si një tufë e vogël, por krejtësisht legjitime. Në atë histori, ju jeni udhëheqësi i grupit, dhe detyra e të gjithëve në të është t’ju ndjekin.
Ai mendon se po ju mbron ashtu
Meqenëse qeni juaj ju sheh si një udhëheqës grupi, ai ndien nevojën për t’ju ndjekur dhe siguruar një mbrojtje.
Ai është i shqetësuar
Nëse miku juaj me katër këmbë ulërin me trishtim sa herë që dilni nga shtëpia, gërvisht pjesën e brendshme të derës sikur ju lutet ta merrni me vete dhe nuk ndahet nga ju as në momentin që ktheheni në shtëpi, është shumë e mundur që ai vuan nga ankthi.
Qeni është kureshtarë
Qentë tanë duan të jenë pjesë e botës sonë dhe të dinë gjithçka për ne. Ata mund të duket se i futin hundët aty ku nuk i përkasin, por për ta thjesht nuk ka detyrë më të rëndësishme sesa të ndjekin hapat tuaj.
/Telegrafi/