Që nga 3 qershori i vitit të kaluar kur Qeveria e Kosovës ka miratuar Ligjin për Faljen e Borxheve Publike deri në fund të vitit 2008, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, kanë arritur që të përfitojnë të hyra pasi që si kusht i faljes është pagesa e borxheve nga viti 2009 e tutje.
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, ka thënë se ATK-ja ka përfituar shumë nga ky Ligj duke shtuar se nga hyrja në fuqi ATK ka trajtuar mbi 2816 kërkesa.
Zëdhënësja e Kompanisë “Pastrimi”, ka thënë për Tribuna Channel, se të hyrat e kësaj kompanie nga falja e borxheve publike kanë arritur mbi 200 mijë euro, si dhe janë trajtuar mbi 5,000 kërkesa që kanë ardhur nga konsumatorët. /Tribuna Channel/