Site icon Telegrafi

Po investohen 25 mijë euro, Shpella e Radavcit atraksioni i radhës në turizëm (Foto)

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Pejës, Artan Gashi me bashkëpunëtor ka vizituar nga afër punimet në restaurimin dhe përgatitjen e Shpellës në Radavc si atraksion i radhës në turizëm.

Projekti i punimeve në Shpellën e Radavcit, si fazë e dytë pas rregullimit të shtigjeve të ecjes, është bashkëfinancim i Komunës së Pejës me Swisscontact, kurse implementues i projektit është Shoqata Aragonit që është Shoqatë e specializuar në veprimtarinë e speologjisë.

“Investimi në shpellën e Radavcit është rreth 25 mijë euro dhe ky projekt ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit dhe krijon një qasje të re turistike në Zonën e Radavcit”, ka thënë ndër tjerash Artan Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version