Telegrafi

Po ia arrestonin babanë, momenti kur vogëlushja shkon drejt policisë me duart lartë (Video)

Ky është momenti tronditës kur një fëmijë ndjek prindërit e saj pasi u arrestua nga policia.

Siç edhe mund të shihet në pamje, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fëmijë të zbathur që del nga një veturë dhe ecën me duart e ngritura lart në drejtim të oficerëve të armatosur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja tregon disa policë me armët e tyre të ngritura drejt një veture të zezë – ndërsa një njeri po ecte në drejtim të tyre me krahët e ngritur lartë dhe një tjetër që qëndron në vend.

Siç bëhet e ditur tutje, Policia e Tallahassee po arrestonte të dyshuarit për vjedhjen e një dyqani në një parking të ngarkuar jashtë një dyqani në kryeqytetin e Floridës.

Ata ishin të armatosur me pistoleta dhe pushkë për shkak të njoftimeve se të dyshuarit ishin të armatosur.

Por derisa policia po bënte punën e tyre, fëmija, 2 vjeç, del jashtë derës anësore të veturës pa këpucë ose çorape dhe i afrohet policisë që mbajnë armë të ngritura.

Videoja e hedhur nga një kalimtar shkaktoi një trazim në internet, duke bërë që policia të publikojë disa pamje tjera në të cilat thuhet se tregohet edhe momenti kur policia po tentonin gjithashtu të dërgonin dy vjeçare dhe një tjetër tek nëna e tyre. /Telegrafi/