Për të gjitha procedurat e tjera parahetimore në rastin “Torturë”, si në aspektin e faktit për rastin e pranimit të ryshfetit gjatë periudhës së zgjedhjeve, Ljube Boshkoski kishte edhe dëshmitar mbrojtës, PSP nuk pranoi të përgjigjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky rast është në fazën hetimore dhe nëse themi diçka plus, dikush mund ta pengoj hetimin, tha në një konferencë për shtyp zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristovska.
‘Në rastin konkret ka regjistrime që janë të plasuar publikisht, kurse Boshkovski ka nënshkruar një dokument për procedurën në prani të avokatit të tij. Ne i hetojmë edhe rrethanat e tjera, veçanërisht për mënyrën e veprimit, dhe kjo është detyra jonë. Ne kemi të dhëna për atë se a ka pas tortura në burg, por edhe kjo është një procedurë hetimore’, tha Ristovska.
Ajo tha se nuk është kërkuar paraburgim për asnjë nga të dyshuarit, sepse i pandehuri ishte në detyrë, dhe pjesa tjetër janë në pozitat e Ministrisë së Brendshme, dhe nuk ka bazë ligjore për kërkesë paraburgimi apo marrje të pasaportave të tyre. /Telegrafi/