Djali i presidentit të zgjedhur, Joe Biden, Hunter, ka thënë se po hetimet rreth taksave.
Hetimi po kryhet nga prokurorët federalë në Delaware. Mediat amerikane citojnë burime që thonë se kjo ka të bëjë me marrëdhënie biznesi me vende të huaja duke përfshirë Kinën.
Hunter Biden tha se ishte i sigurt se do të tregohej se nuk kishte bërë asnjë të keqe, raporton bbc.
Ekipi i tranzicionit Biden-Harris tha se presidenti i zgjedhur ishte “thellësisht krenar me djalin e tij”, transmeton Telegrafi.
Një deklaratë nga ekipi tha se Hunter kishte “luftuar përmes sfidave të vështira, duke përfshirë sulmet e mbrapshta personale të muajve të fundit, vetëm për të dalë më të fortë”.
Hunter 50-vjeçar tha se kishte mësuar për hetimin gjatë kësaj jave, por nuk dha ndonjë detaj tjetër.
“Unë e marr këtë çështje shumë seriozisht, por jam i bindur se një rishikim profesional dhe objektiv i këtyre çështjeve do të tregojë se i kam trajtuar punët e mia në mënyrë të ligjshme dhe të përshtatshme, duke përfshirë edhe përfitimet e këshilltarëve profesional të taksave”, tha ai.
Raportet thonë se hetimi filloi në vitin 2018, para se Joe Biden të njoftojë kandidaturën për presidencën.
Hunter Biden ishte një shënjestër e shpeshtë e kritikave të republikanëve gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2020, duke u përqëndruar në marrëdhëniet e tija biznesore në Ukrainë dhe Kinë, kur Joe Biden ishte nënpresident në administratën e Barack Obamas. /Telegrafi/