Ishte viti 1835, kur James Newlow po gërmonte pranë qytetit bregdetar anglez Margate, duke dashur të krijonte një liqen të vogël artificial me qëllim që djali i tij të mund të luaj me patat.
Megjithatë, lopatën ia gëlltiti dheu dhe befasisht iu zhduk nga dora. E djali i Jamesit, vendosi që në gropën e hapur të lëshohet me litar për të parë se për çfarë bëhej fjalë, transmeton Telegrafi.
Ata as që kishin ëndërruar që një ditë do të zbulonin diçka kaq madhështore, që nuk ekziston askund tjetër në botë.
Poshtë tokës ishte një tempull magjik i zbukuruar me miliona guaska. E hulumtimet kanë treguar se bëhet fjalë për një hapësirë prej rreth dymijë metra katrorë, me dekorime dhe mozaikë të përbërë prej 4.6 milionë guaska.
Në vendkalimin nëntokësor ka edhe dhoma me altarë, e personit të parë që i ra ndërmend që nga kjo hapësirë të fitojë para, është një mësues që e bleu tokën mbi dhomën e fshehtë dhe e adoptoi atë në mënyrë që vizitorët të mund të futen. E vetëm dy vite më vonë, më 1837 , shpella u hap për të gjithë kureshtarët.
Megjithatë ende nuk është sqaruar se si është ndërtuar ky mozaik, edhe pse spekulohet se bëhet fjalë për romakët e të tjerë pretendojnë se tempulli u ndërtua në shekullin e 18-të, dhe pas tij qëndron një shoqëri e fshehtë. /Telegrafi/