Një skelet misterioz i zbuluar poshtë rrugëve të Romës është quajtur “Mummy Piramida”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, eshtrat e ruajtura në mënyrë të përkryer, të cilat supozohet se datojnë që në ditët e lavdisë së Perandorisë Romake, ishin të rrethuar me gozhda – me gjasë duke sugjeruar se trupi ishte varrosur në një arkivol prej druri.
Zbulimi u bë pasi që punëtorët po gërmonin një stacion metroje nëntokësor në kryeqytetin italian.
Stacioni Piramide ka marrë emrin e tij nga Piramida e Cestius-it aty pranë, një varr për Gaius Cestius, një anëtar i grupit antik Epulones.
Sipas raportimeve, skeleti i parë, i identifikuar si mashkull, u gjet para stacionit nëntokësor Piramide afër Piazzale Ostiense në kryeqytetin perëndimor italian Romë në 20 shtator.
Dy skelete të tjerë, një nënë dhe një fëmijë, u gjetën në 30 shtator në të njëjtën zonë.
Sipas mediave lokale, punëtorët ishin duke gërmuar ambientet e metrosë kur ata hasën në një skelet të lashtë njerëzor që raportohej se ishte i paprekur.
Zona u rrethua menjëherë, pasi autoritetet filluan hetimin e misterit të “Mummy Piramida”, siç u quajt nga media lokale. /Telegrafi/