Telegrafi

A po frikësohet Juventus nga Monaco? Ky është reagimi i Sami Khediras

Monaco ka befasuar të gjithë me lojën e tyre këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze ka eliminuar dy fuqi të futbollit evropian si Manchester City e Borussia Dortmund me një futboll spektakolar.

Por në gjysmëfinale do të përballen me gjigantin italian, Juventus i cili eliminoi Barcelonën e favorizuar.

Por si duket Juventus po ka frikë nga talentet e Monacos dhe këtë gjë më së miri e ka treguar reagimi i Sami Khediras.

Ai ka shkruar një status në ‘Twitter’ ku thotë se duhet të kenë kujdes.

“Skuadër e fortë me shumë lojtarë të talentuar dhe me një sezon të madh këtë vit”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, por qëllimi ynë është i qartë”, ka shkruar Khedira. /Telegrafi/