Site icon Telegrafi

Po fotografonte veten duke u larë në ujëvarë, aksidentalisht shkrep imazhe të riut që prapa shpinës së saj po mbytej në ujë (Foto)

Një vajzë e cila po notonte në ujëvarën e njohur në Australi, aksidentalisht ka shkrepur foto të momentit kur një djalë mbytet në ujë derisa shokët e tij po mundoheshin ta shpëtojnë.

Anneka Bading po përdorte kamerën GoPro për të filmuar dhe fotografuar veten dhe dy mikeshat e saj në ujëvarën MacKenzie në parkun kombëtar Grampians në Melbourne, kur një 28-vjeçar rrëshqet nga shkëmbi dhe bie në ujë, transmeton Telegrafi.

Në fotot e publikuara mund të shihen një grup të rinjsh në shkëmbinj afër ujëvarës, të cilët mundohen ta shpëtojnë mikun e tyre. Por, trupi i tij është gjetur të nesërmen rreth orëve të para të mëngjesit.

 

24-vjeçarja ka deklaruar se ishte duke notuar afër disa të rinjve që po qëndronin në shkëmbin e ujëvarës, dhe disa sekonda më vonë ajo dëgjoi të rinjtë duke bërtitur dhe duke bërë më gisht në drejtim të ujit.

“Në ato momente nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Menduam se ndonjë krijesë e rrezikshme ishte futur në ujë. Ata vazhdimisht bërtisnin dhe bënin me dorë në drejtim të ujit”, ka deklaruar Bading.

Por fotot që i kishte shkrepur aksidentalisht ajo kishte kapur momentin, kur ky i ri bie në ujë dhe humb jetën. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version