Site icon Telegrafi

Po fotografonte ngjarjet e luftës, në fund fotografoi edhe vdekjen e saj (Foto,+16)

Fotografitë e bëra nga fotografja e luftës e cila kishte kapur momentet e saj të fundit para se të vdiste, janë publikuar nga Ushtria.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për fotografen Hilda Clayton, një specialiste e informacionit vizual, e cila në korrik të vitit 2013 i ishte bashkangjitur Ekipit të 4-të të Brigadave të Armatosura, Divizioni i parë i kalorësisë, në Afganistan.

Ajo atëbotë ishte duke marrë pjesë në një trajnim që kishte për qëllim të certifikonte ushtarët afganë në operacionet e gjuajtjes së predhave.

Siç thuhet më tej, Clayton, 22 vjeçe, po bënte atë që bëri më së miri – duke dokumentuar skenat me kamerën e saj. Ajo gjithashtu po trajnonte një fotograf luftarak afgan, i cili gjithashtu po merrte fotografi.

Por, ndërkohë që po bënin fotografitë, një tub mortaje shpërtheu aksidentalisht. Kështu, fatkeqësisht tanimë Clayton kapi momentet para vdekjes së saj në kamerë.

Gjithashtu, gjatë të njëjtit incident thuhet se edhe tre ushtarët afganë që morën pjesë në stërvitje u vranë gjithashtu. /Telegrafi/

Exit mobile version