Derisa pritet që Era Istrefi të realizojë versionin në anglisht të hitit të saj, “BonBon”, po vijnë lajme shumë të mira për këngëtaren nga Kosova.
Ishte pikërisht ky projekt që ia hapi dyert artistes për të nënshkruar marrëveshej me kompani ndërkombëtare të muzikës dhe tashmë suksesi i saj është i pandalshëm.
Prive mëson nga burime të afërta me Erën, Ultra Music është në kontakte me Nicki Minaj për të mundësuar një bashkëpunim mes dy këngëtareve.
Nëse ndodh ky bashkëpunim, atëherë do të jetë dueti i parë ndërkombëtar i Erës.