Gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë televizive, gjenerali në pension Wesley Clark mori telefonin e tij dhe e hodhi në pjesën tjetër të studios.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Clark ditë më parë po diskutonte për çështjet e politikës së jashtme, diplomacinë dhe forcat e sigurisë në Irak.
Por kur telefoni filloi të cingërronte, gjenerali i cili ka udhëhequr sulmet e NATO-s gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, e ka hedhur atë.
"Gen. Wesley Clark Flings His Cellphone Across Room After It Starts Ringing During CNN Hit" https://t.co/z5lg2mzfNJ pic.twitter.com/7DviHcxSFT
— Brian Stelter (@brianstelter) January 1, 2020
“Më vjen keq për këtë”, i ka thënë Clark gazetarit Jim Sciutto.
“Ky është reagimi më i mirë ndaj një telefonate që kam parë. E bëre mirë, Gjeneral”, u përgjigj Sciutto duke qeshur.
“Faleminderit. Edhe ata e kapën atë”, tha Clark, duke iu referuar dikujt në studio që rrëmbeu telefonin. /Telegrafi/