Një video që është duke qarkulluar në internet, shfaq momentin kur 12-vjeçarja nga Teksasi po filmonte veten duke u bërë gati për të bërë tifo, kur shtëpia e saj shpërthen dhe ajo humb jetën.
Linda “Michellita” Rogers filmonte veten duke i rregulluar flokët me tre telefona të ndryshëm. Aty shihet se si nxënësja e klasës së gjashtë buzëqeshte disa momente para se të shpërthente shtëpia si pasojë e rrjedhjes së gazit, duke bërë kështu që vajza të humb jetën, transmeton Telegrafi.
Familjarët e saj ishin duke fjetur kur ndodhi shpërthimi dhe mrekullisht të gjithë i shpëtuan vdekjes, përveç asaj. Por, pas hetimeve të kryera gjetën telefonin e saj dhe panë se kishte filmuar momentet e fundit të jetës.
“Mirëmëngjesi, është ora 6 e mëngjesit. Po bëhem gati për të bërë tifo”, dëgjohet Michellita duke pëshpëritur pasi nuk dëshironte të zgjonte nga gjumi prindërit, gjyshen dhe vëllanë. /Telegrafi/