Site icon Telegrafi

Po festonin pavarësinë e Shqipërisë, përleshje në qendër të Londrës – u përdorën edhe thika (Video,+18)

Pamjet shokuese thuhet se tregojnë momentin kur një burrë me thikë goditi një rival gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Sheshin Trafalgar.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, një burrë mund të shihej duke vrapuar drejt një grupi njerëzish që po luftonin përpara se të godiste njërin prej tyre në shpinë disa herë.

Viktima i kishte kthyer shpinën burrit me thikë, kur ai u sulmua dhe mori një seri goditjesh.

Vetëm pak çaste më parë, një tjetër burrë u dëgjua duke bërtitur pasi ai u godit në fytyrë dhe trup, disa metra larg nga Galeria Kombëtare.

Deri më tani nuk dihet se çfarë shkaktoi incidentin.

Siç kanë bërë të ditur autoritetet policore, ata janë thirrur në vendin e ngjarjes në orën 9.25 në mbrëmje për një “përleshje”, por nuk gjetën “prova të një sulmi”.

Sipas mediave britanike, qindra njerëz u mblodhën në qendër të Londrës për të festuar 105 vjet të pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version