Site icon Telegrafi

Po festonin në aheng, një grup burrash nga Afrika e Jugut i japin me forcë birrë pitonit gjigant – pamjet shpërndahen në rrjetet sociale

Një grup burrash në Afrikën e Jugut janë filmuar duke i dhënë me forcë një pitoni që të pijë birrë.

Ky grup kishin zënë reptilin gjigant dhe derisa po festonin në një aheng, i hapën me dhunë nofullat dhe i dhanë birrë.

E sipas ekspertëve të gjarpërinjve, organet e reptili nuk i rezistojnë alkoolit dhe se mund t’ua djegë të gjitha – duke i shkaktuar ngordhjen e menjëhershme.

Pamjet janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, kurse autoritetet e atjeshme janë zotuar se do të vënë para drejtësisë personat që shihen në video.

Shoqëria kombëtare për parandalimin e keqtrajtimit të kafshëve (NSPCA) ka shpërndarë videon, duke kërkuar më shumë informacione që mund të çojnë në kapjen e autorëve të kësaj vepre. /Telegrafi/

Exit mobile version