Disa djem ishin në një ekspeditë në shpellën Ape në malin St Helens, SHBA, kur panë fëmijën e vogël të humbur brenda në shpellë, e vetme dhe duke qarë.
Njëri nga ta ka postuar në internet një video të përvojës së tyre unike nga ky eksplorim, përcjell Telegrafi. Në video, djemtë mund të shihen duke kaluar nëpër shpellë me fenerë dhe kamera.
Josh, 21, mund të dëgjohet duke thënë: “Unë nuk mendoj se ai vlen. Nuk mendoj se duhet të shkojmë shumë larg”.
Ai shton: “Nëse ju jeni kurioz, ne mund të shkojmë më shumë. Por kjo është shumë e frikshme”.
Grupi aventuresk vendosën për të vazhduar nëpër shpellën e cila në mënyrë progresive po bëhej më e vogël – dhe ky veprim ishte me fat, përcjell Telegrafi.
Vetëm përtej një vrime të vogël në shkëmb, ata u gjendën afër një vajze të vogël të frikësuar, e cila me sa duket kishte arritur të futej në shpellë e vetme dhe pa asnjë pishtar.
Vajza e vogël me sa duket nuk fliste anglisht, por sipas Josh, prindërit e fëmijës e kërkuan atë nëpër shpellë.
Pasi dëgjoi mamanë dhe babanë e saj jashtë, ajo ra dakord për të shkuar me Josh dhe djemtë e tjerë dhe e bëri atë në mënyrë të sigurt. /Telegrafi/