Një vajzë 24-vjeçe nga Los Angeles po rikuperohet nga lëndimet në tru, pasi një burrë i pastrehë i nguli në kokë gërshërët për prerjen e barit.
Kyli Watts po ecte në trotuarin e bulevardit Lankershim në veri të Hollywood-it, kur ndodhi sulmi i paprovokuar, transmeton Telegrafi.
I dyshuari për sulmin është një 30-vjeçar i identifikuar si Jonathan Cole, që kishte në dorë një palë gërshërë për prerjen e barit që ia nguli në kokë Wattsit, derisa ajo po kalonte pranë tij, ka njoftuar policia e këtij qyteti.
Watts e habitur me atë çfarë i ndodhi, kishte vrapuar drejt një restoranti me gërshërët që i kishte akoma të ngulura në kafkë, dhe kërkoi ndihmë pak çaste para se të humbte vetëdijen.
Stafi i restorantit i telefonuan policisë, kurse Watts u dërgua me urgjencë në spital për trajtim.
Në anën tjetër, policia amerikane ka bërë të ditur se Cole gjendet në paraburgim, ku së shpejti pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve nën akuzën për tentim vrasje. /Telegrafi/