Telegrafi

Po ecte pranë një ndërtese ku po kryheshin punimet, tullat bien mbi kokën e adoleshentes turke – kamera e sigurisë filmon gjithçka (Video, +18)

Një moment rrëqethës është filmuar nga kamerat e sigurisë në një qytezë në perëndim të Turqisë.

Aty shfaqet momenti kur disa tulla bien mbi kokën e një adoleshente e cila po kalonte pranë një ndërtese ku po kryheshin punime,  ku nga presioni i madh i goditjes vajza bie me fytyrë për tokë, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në Pamukkale në provincën Denizili të Turqisë, ku 19-vjeçarja Busra Yasar shihet duke ecur në trotuar së bashku me një mikeshë.

Por, ajo kurrë nuk kishte besuar se në ato moment disa tulla do të binin mbi kokën e saj, duke bërë kështu që ajo të humb vetëdijen nga goditja e fuqishme.

Mediat lokale raportojnë se tullat kishin rënë nga kulmi i ndërtesës ku po kryheshin punimet,  më saktësisht nga kati i katërt.

Kurse Yasar ishte dërguar me urgjencë në spital për tretman, ku edhe është konstatuar se gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme edhe pse ka munduar ta paguaj me jetë.

E kompania që po kryente punimet është detyruar t’i pezullojë punimet derisa t’i nënshtrohet disa procedurave. Nuk dihet nëse kjo vajzë do të ngrit padi. /Telegrafi/