Site icon Telegrafi

Po ecnin me motoçikletë, ura shembet nga përmbytjet – ushtarët kamboxhianë përfundojnë në lumë, raportohen të zhdukur

Ky është momenti i tmerrshëm kur dy motoçiklistë u zhdukën pasi një urë u shemb gjatë një përmbytje të shpejtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kinak DaLi dhe Sok Vandy, ushtarë të Divizionit të Këmbësorisë, po hipnin mbi kalimin e bërë nga drunjtë dhe balta, kur ajo u shemb për shkak të forcës së ujit nga lumi.

Si pasojë, ata të dy u zhytën rreth 10 metra dhe u zhdukën që nga aksidenti dje pasdite në provincën Siem Reap, Kamboxhia.

Një adoleshent vendas ka qenë ai që po xhironte përmbytjen në atë kohë dhe ka kapur momentin kur ura u shemb, duke tërhequr të dy burrat në lumë.

Policia tani po kërkon burra përgjatë lumit në fshatin Thmar Kaev në lagjen Srok Pang, e cila ishte goditur nga shira të forta.

Një zëdhënës i stacionit të policisë së qarkut Srok Pang tha sot për mediat lokale se trupat ende nuk janë gjetur. /Telegrafi/

Exit mobile version