Era Istrefi duket se për festat e fundvitit do të vjen me ndryshime.
Në fakt, këngëtarja ka ndryshuar ngjyrën e flokëve duke i bërë të hirta.
Nuk dihet nëse është pjesë e ndonjë projekti të ri të këngëtares, e cila ka kohë që ka filluar të punojë për albumin e parë ndërkombëtar, transmeton Telegrafi.
“Të hirta. Si ngjyra e përkohshme e zemrës sime”, ka shkruar Era në Instagram.
Ndryshe, këngëtarja ditë më parë është parë në një aheng të organizuar për nder të 104 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/