Telegrafi

Po e shijon akoma jetën – Robert De Niro kërcen nga jahti për ditëlindjen e tij të 81-të

Robert De Niro duket se po jeton jetën e tij më të mirë teksa ka mbushur plot 81 vite jetë.

Aktori i “The Godfather” festoi ditën e tij të veçantë të shtunën dhe në vend që të zgjidhte një ditëlindje të qetë, ai tregoi anën e guximshme duke u hedhur nga jahti i tij.

Në një moment mbresëlënës të kapur nga vajza e tij, Drena, të cilën ai e adoptoi gjatë martesës me Diahnne Abbott, fituesi i dyfishtë i ‘Oscar’ mund të shihet i veshur me shirita të kuq dhe blu teksa zhytej në oqean nga jahti luksoz.

Foto: Screenshot/Instagram

Në mbishkrimin e postimit, Drena shkroi: “Gëzuar 81-vjetorin e lindjes për babin tim. Të dua me gjithë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Robert De Niro

Drena vazhdoi të ndajë shumë fotografi të tjera në karuselin e imazheve, duke përfshirë disa fotografi të Robertit me djalin e saj të ndjerë Leandro, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 19-vjeçare.

Foto: Screenshot/Instagram

Robert tha se vdekja e nipit të tij, e cila u cilësua si një aksident, e kishte lënë atë ‘thellësisht të tronditur’ dhe kërkoi ‘privatësi’ për familjen.

Ai më vonë tha për revistën People: “Është thjesht një tronditje. Unë kurrë nuk e kisha menduar se do të ndodhte”. /Telegrafi/