Një zyrtar qeveritar u kap duke bërë seks me sekretaren e tij pasi u bashkua aksidentalisht në një takim të Zoom me kolegët e tij në Filipine.
Stafi nga Këshilli i Fshatit Fatima Dos në Cavite ishte duke pritur thirrjen e tyre të rregullt në konferencë të mërkurën para se shefi i tyre, Jezus Estil, të bashkohej në takim.
Por Estil, i cili me sa duket nuk është aq i njohur me teknologjinë, kishte shtypur gabimisht butonin e gabuar dhe e la kamerën e tij të ndezur.
Të tjerët filluan diskutimet e tyre para se ai të ngrihej në këmbë dhe të shkonte drejt një gruaje të ulur në divan disa hapa larg nga kompjuteri.
Pa dijeninë e tyre, ai dhe gruaja filluan të kryejnë akte seksuale ndërsa kolegët e tyre të trullosur vëzhgonin.
Gruaja u identifikua më vonë si sekretarja e tij e cila gjithashtu bën kontabilitetin e zyrës së qeverisjes vendore.
Dhe njëri nga kolegët e tij ishte në gjendje të regjistronte skenat eksplicite.
Videoja u bë më vonë virale dhe bëri që disa banorë të fshatit të paraqisnin një peticion për të larguar atë nga posti, për sjellje të pahijshme.
Departamenti i Brendshëm dhe Pushtetit Lokal (DILG) tha që Estil do të lirohet nga posti i tij sa më shpejt që të jetë e mundur. /Telegrafi/