Ky është momenti kur një zyrtar rus pro presidentit Vladimir Putin ka hedhur në tokë një gazetar televiziv, i cili e ka pyetur për korrupsionin e dyshuar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kreu i një distrikti në Siberi i ka kapur mikrofonin gazetarit Ivan Litomin, para se ta rrëzonte për tokë në një sulm të dhunshëm.
Sergei Zaitsev, 52 vjeç, ishte i zemëruar për pyetjet se si ai e ndërtoi rezidencën e tij të re.
Reagimi i zyrtarit thuhet të ketë ardhur pasi gazetari e pyeti atë nëse paratë nga një fond prej miliona dollarësh për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga një zjarr në vitin 2015 ishin shmangur për të financuar ndërtimin e shtëpisë së tij private.
Zaitsev – i ulur në tryezën e tij – i tha: ‘Çfarë dreqin po bën këtu?’
Kreu zyrtar i qarkut Shirinsky në rajonin Khakassia – i tha gazetarit 25-vjeçar disa herë që ‘të largohej’.
Ndërsa Zaitsev u ngrit dhe u bë fizikisht agresiv, duke e shtyrë Litomin, gazetari e pyeti: ‘Pse po më shtyn?’ /Telegrafi/