Site icon Telegrafi

“Po e pres me padurim”, Haaland mezi pret t’ia fillojë karrierës në Ligën Premier

Erling Haaland ka thënë se mezi pret t’ia fillojë karrierën e tij në Ligën Premier me Manchester City dhe beson se trupi i tij është gati për fizikun e ligës elitare të Anglisë.

Sulmuesi 22-vjeçar do të marrë shijen e parë të aksionit në Ligën Premier, kur skuadra e tij të fillojë sot (e diel) mbrojtjen e titullit kundër West Ham në Londër.

“Unë mendoj se do të jetë pak më fizik, ritëm më i lartë. Dhe më shumë presion”, ka thënë fillimisht Haaland për The Athletic.

Lexo po ashtu Carragher beson se Haaland nuk do ta bëjë domosdoshmërisht Man Cityn më të fortë

“Është një ligë vërtet fizike dhe do të jetë e vështirë. Por, trupi im është gati dhe po, një duel i mirë është gjithmonë i bukur”.

Haaland tha se pasi ishte spektator gjatë gjithë jetës së tij, ai thjesht dëshiron të luajë.

Lexo po ashtu Van Dijk vlerëson lart Haalandin: Do t'ua bëjë të vështirë jetën mbrojtësve në Ligën Premier

“Unë gjithmonë kam parë Ligën Premier dhe çdo ndeshje po jeton llojin e vet”.

“Shumë ndeshje për të luajtur, atmosfera të ndryshme. Nga shikimi jashtë gjithë jetës sime për të qenë më në fund në të, unë me të vërtetë po e pres me padurim”, përfundoi sulmuesi i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version