Telegrafi

Po e pastronin borën nga çatia, punëtorët në Japoni përballen pas disa çastesh me një ‘mini-ortek’

Një burrë në Japoni që po pastronte borën nga kulmi i magazinës ku punonte, u përball së bashku me punëtorët e tjerë me një vërshim që i ngjante një ‘mini-orteku’.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, pamjet dramatike tregojnë se si punëtori në Akita u përpoq që me një shtyllë të tundte çatinë për të rënë bora e grumbulluar.

Pas disa çastesh, një raft i madh i borës rrëzohet nga çatia – duke krijuar kështu një grumbull që ishte pothuajse sa vetë ndërtesa.

Videoja një-minutëshe tregon se si një grup burrash po qëndronin jashtë magazinës dhe njeri prej tyre mori guximin ta godiste çatinë, derisa pas disa çastesh kur ndodh edhe e papritura. /Telegrafi/