Telegrafi

Po e ndiqnin për ta rrahur me shkopinj bejsbolli, adoleshentja rrëzohet afër murit të vogël dhe i shpëton më të keqes (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur një nxënëse bën të pamundur që t’ju ikë një bande të dhunshme e të armatosur me shkopinj e shufra të hekurta, e cila megjithatë e ka pësuar keq duke e pësuar lëndime të rënda trupore.

15-vjeçarja derisa po vraponte për t’i shpëtuar më të keqes pengohet nga një mur dhe rrëzohet pas tij, ndërsa ky moment është filmuar nga kamerat e sigurisë ndërsa pamjet janë publikuar nga policia angleze, transmeton Telegrafi.

Tetë persona të armatosur me shkopinj të bejsbollit dhe shufra të hekurta, duket se po e kërkonin vajzën që ishte fshehur prapa murit të shkurt në Tipton të West Midlands.

Dhe pasi që ata nuk e gjejnë largohen në drejtim të panjohur dhe kur e kupton se rreziku nuk ekziston më për të, ngritet në këmbë dhe largohet.

Megjithatë, ajo disa orë më vonë është kapur nga të njëjtit persona të cilët e kanë rrahur keq. Si rezultat i sulmit ajo është dërguar për trajtim në spital.

Ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e të dyshuarve. /Telegrafi/