Zinedine Zidane raportohet se tashmë ka rënë dakord për një rikthim në stol por vetëm me një kusht, mes thashethemeve që po e lidhin atë me Manchester United.
Këtë javë, Zidane është raportuar se është një kandidat potencial për të zëvendësuar Erik ten Hag pas fillimit të dobët të sezonit.
Tifozët e United i bënë të qarta ndjenjat e tyre pas humbjes me rezulta 3-0 të mërkurën mbrëma kundër Neëcastle United në raundin e katërt të “Carabao Cup”.
Që atëherë, shanset janë rritur për shkarkimin e Ten Hag, me Zidane si njeriu kryesor për të marrë drejtimin e United.
Megjithatë, muajin e kaluar u raportua se ish-lojtari dhe trajneri i Real Madridit ka rënë dakord të kthehet në stol me një kusht.
Sipas gazetës franceze France Blue Provence, Zidane ka rënë dakord të kthehet në ish-klubin e tij Olympique de Marseille për t’u bërë trajneri i tyre i ri.
Raporti thoshte se duhet të plotësohet një kusht që Zidane të kthehet.
Është thënë se Zidane ka pranuar të bëhet trajneri i ri i Marseille nëse shitja e klubit në Arabinë Saudite finalizohet.
Fuqitë e mëdha në Lindjen e Mesme janë lidhur me blerjen e skuadrës franceze dhe besohet se ata kërkojnë të veprojnë në të njëjtën mënyrë, ashtu siç bënë me Newcastle në Angli.
Është thënë gjithashtu se arabët kanë pranuar kërkesën e Zidane për të pasur një buxhet prej 260 milionë eurosh për transferime të reja.
Këtë verë, klubet në Arabinë Saudite kanë dhuruar shuma të mëdha parash për të joshur disa nga yjet më të mëdhenj në Evropë për t’u bërë pjesë e Ligës Saudite.
Pasi Cristiano Ronaldo iu bashkua Al Nassr në janar, emra si Benzema, Firmino, Neymar, Neves dhe Mahrez që të gjithë janë larguar nga futbolli evropian dhe tashmë janë pjesë e kampionatit arab./Telegrafi/