Telegrafi

Po e dërgonte arkivolin e ëmës drejt varrezave në Indonezi, trupi i saj i pajetë bie mbi kokën e tij – mbetet i vdekur në vend (Video)

Një burrë ka mbetur i vdekur në vend kur arkivoli i nënës së tij i bie mbi kokë derisa po e niste drejt varrezave në ishullin Sulawesi në Indonezi.

Samen Kondorura, 40-vjeç, humbi jetën kur derisa po mundohej ta ngjiste në një objekt të punuar nga druri arkivolin e nënës, dhe po ecte së bashku me disa burra mbi disa shkallë të improvizuara, dhe në një moment ato thehen dhe arkivoli përfundon mbi kokën e tij, transmeton Telegrafi.

Pamjet e këtij momenti janë publikuar në internet, kurse për shkak të pamjeve të rënda është edituar videoja ku shihet viktima Julianto Sirait.

Në raportin e ekspertizës thuhet se shkallët e paqëndrueshme, ishin shkaku kryesor që quan në humbjen e jetës së burrit që ishte nisur ta varros të ëmën e tij. /Telegrafi/