Telegrafi

Po e dërgonin për të dhuruar organet e saj, momenti prekës kur fëmija me “vdekje në tru” nderohet nga stafi i spitalit (Video)

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja, thuhet se tregojnë momentin kur një fëmijë me “vdekje në tru” është futur në një operacion për të dhuruar organet e saj.

Sipas mediave, përcjell Telegrafi, Coralynn Sobolik, 22 muajshe, iu dha puthja e lamtumirës nga e ëma e sah, Meagan Sobolik, 29 vjeçe, e cila tha: ‘Ti po shkon për të shpëtuar tre vetë. Të dua përgjithmonë’.

Në pamjet prekëse, ndërkohë shihen edhe mjekët dhe infermierët që i krijojnë një korridor foshnjës, për ta nderuar.

Coralynn, nga New Hampton, Iowa, ishte shpallur e vdekur në tru vetëm një ditë më parë, pas një beteje pesë-ditore me një virus.

Komplikimet nga sëmundja nënkuptonin se ajo pësoi tri sulme përpara se të shpallej e vdekur në tru.

Kështu, tre veta do të shpëtohen nga Coralynn, mbështetja për jetën e së cilës u ndërpre më 22 prill, para se ajo të dhuronte zemrën, mëlçinë dhe veshkat e saj. /Telegrafi/