Turneu botëror o Madonnas, ‘Madame X’, është anuluar disa herë me kërkesë të mjekut të saj, ndërsa mbretëresha e muzikës po iu është nënshtruar trajtimeve të pazakonta në mënyrë që të kthehej sa më shpejt në skenë.
Edhe pse shpirti mbetet gjithmonë i ri, trupin e përfshin ngarkesa e moshës. Këngëtarja është 61 vjeçare, prandaj shpesh është dashur të durojë dhimbje për të mbetur aktive.
Turneu i saj në Amerikë dhe Evropë duhet të zgjasë 93 ditë, megjithatë protagonistja kryesore e ka problem t’i plotësojë të gjitha kërkesat skenike për shkak të moshës së saj.
Seria e koncerteve ‘Madame X’ filloi në shtator të vitit të kaluar, mirëpo më pas nisën anulimet, transmeton The Mirror.
Deri më tani janë bërë plot tetë ndërprerje dhe shtyrje të koncerteve, ndërsa Madonna ka luftuar me dhimbjen e madhe dhe rraskapitjen, përkundër trajtimeve të shumta, ku përfshihet edhe transfuzioni i gjakut, larja në akull dhe masazhi.
Me një pasuri prej 570 milionë dollarësh dhe me një karrierë të jashtëzakonshme gjatë të cilës ka shitur më shumë 300 milionë kopje albumesh, ndoshta është koha të tërhiqet – mirëpo, dëshira e saj është që të vazhdojë të qëndrojë në skenë sa më gjatë. /Telegrafi/