Telegrafi

“Po duhet me ia bërë hyzmetin Princit” (Foto)

Sot në kuadër të emisionit “21 Gradë“, ishte e ftuar, këngëtarja Leonora Jakupi. 

Leonora tregoi se ka punuar gjatë për albumin, i cili pritet të dal në treg në shtator, ku në të njëjtën periudhë pritet ta publikon edhe këngën e re.

“Unë e kam ndier të nevojshme me pas një album”, shprehet këngëtarja.

Në pyetjen se kur e ka plan të martohet këngëtarja tregohet pak enigmatike.

“Unë gjithmonë them kur e ka shkruar Zoti, po duhet me ja bo hyzmetin. Unë jam moshë madhore e kam jetën time private por që le të mbetet private. Do të ju tregoj në emisionet tjera”, shprehet këngëtarja.

Këngëtarja poashtu tregoi se nuk ka operacione, ndonëse shpesh herë është pyetur dhe është përfolur siç tha ajo. Por gjithashtu ajo tregoi se nuk është kundër operacioneve.

Ndryshe Leonora para dy ditëve postoi këngën “Diamant”.