Një shtetas i Shqipërisë me inicialet S.L, 37 vjeç ka humbur jetën sot rreth orës 06:30 pasi duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom ra nga një lartësi në Kalimash.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se dyshimet e para janë se tashmë i ndjeri për shkak të një manovre të gabuer të automjetit humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetot dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.
“Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në njoftim të Policisë.
Po ashtu sipas njoftimit, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Tch/Telegrafi/