Telegrafi

Po dilte nga shtëpia kur një degë gjigante u këputa dhe ra, i riu rrëzohet në tokë dhe shpëton pa iu ngulur në gjoks (Video)

Një video e cila është duke qarkulluar në rrjete sociale, ua ka futur frikën në palcë përdoruesve të internet në mbarë botën.

Në të shfaqet një djalë i ri i cili derisa po dilte nga shtëpia me qenin, një degë gjigante e pemës këputet dhe për pak sa nuk i ngulet në trup, transmeton Telegrafi.

Por, për fat të mirë në sekondën e fundit ky i ri vëren degën duke rënë dhe rrëzohet në toke, duke e shmangur vdekjen.

Shumë njerëz besojnë se ishte qeni ai që e paralajmëroi pasi edhe në video shihet një reagim i çuditshëm i qenit të tij.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt që ky i ri e ka mashtruar vdekjen dhe ka arsye të fortë për të festuar. /Telegrafi/