Telegrafi

A po dështon privatizimi i Brezovicës? (Video)

Projekti i kompleksit turistik “Brezovica” rrezikon të ketë fatin e njëjtë me atë të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Kështu kanë vlerësuar njohës të ekonomisë, duke theksuar se ngjashëm ka ndodhur me tentimin për privatizimin e PTK-së, ndërsa ende nuk i dihet fundi tenderit për termocentralin e ri “Kosova A”.

Nagip Skenderi, njohës i ekonomisë, tha se Kosova rrezikon humbje të mëdha ekonomike, pasi bëhet fjalë për një vlerë prej 409 milionë euro, ku pritën të hapen katërmijë vende të reja të punës.

Ai tërheq vërejtjen që nëse kompania franceze e dërgon këtë çështje në Gjykatën e Arbitrazhit, dëmet që do t’i kushtojnë Kosovës do të ishin të pariparueshme. /Gazeta Tribuna/