Një program televiziv i cili ka për qëllim demonstrimin e kualitetit të makinerisë ushtarake të Rusisë tregon momentin kur një gazetar gati sa nuk u bë “tokë” nga një robot një tonësh.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja u fshi nga programi, por u zbulua më pas në internet.
Videoja, ku shihet gazetari Aleksey Egorov, ishte i shoqëruar nga një ushtar, duke testuar një robot ushtarak të teknologjisë së lartë të quajtur Platforma-M.
Për fat të mirë, të dy burrat kishin shpëtuar të palënduar dhe gjithashtu makina nuk ishte dëmtuar. /Telegrafi/