Franco Mastantuono ka shënuar golin e parë në Superligën e Argjentinës me fanellën e River Plates.
Sensacioni argjentinas ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë tre pikë skuadrës së tij.
River Plate ishte nikoqir i Sarmiento Junin dhe arriti fitore minimale 1-0 falë një goli nga Franco Mastantuono.
16-vjeçari shënoi gol spektakolar nga gjuajtja e lirë duke konfirmuar formën fantastike që po zhvillon
Talenti i madh argjentinas po çmend skuadrat më të mëdha evropiane pasi Barcelona, Real Madrid, Chelsea dhe Inter janë vënë pas tij i cili ka klauzolë largimi prej 45 milionë eurove. /Telegrafi/
16-year-old Franco Mastantuono’s first Argentina LPF goal for River Plate is INCREDIBLE 😱 pic.twitter.com/WYREk0g9dh
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) July 29, 2024