Një video rrëqethëse që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq një grua e cila qeshte para kamerës, kur befasisht një veturë që ndalet pranë saj dhe një person që ishte brenda, e qëllon me revole e mikesha që po e filmonte e transmeton live në Facebook ngjarjen.
Videoja e filmuar nga mikesha e saj, shfaq viktimën duke ecur nëpër rrugët e Chattanooga në Tennessee. Por, ajo çfarë nuk dihet është data e këtij incidenti që ka shokuar SHBA-të, transmeton Telegrafi.
Gjithçka dukej në rregull në fillim, ku viktima tregon fytyrën dhe bërtet, “kjo është shtëpia ime”. Por, gjithçka ndryshon kur e kthen kokën pas, dhe një person që ishte brenda veturës e qëllon me tre plumba.
Nga frika se mund ta pësojë me jetë, autorja e videos fillon të vrapon në një zonë më të sigurtë, e viktima shihet duke qëndruar e shtrirë në rrugë e mbuluar në gjak.
Nuk dihet nëse viktima e këtij sulmi të pamëshirshëm ka shpëtuar, por ajo çfarë u ka bërë më shumë përshtypje të gjithëve që e kanë parë videon, është gjakftohtësia e saj. /Telegrafi/