Site icon Telegrafi

Po bie “diktatura e fundit në Evropë”, kaos në Bjellorusi

Aktivistë dhe gazetarë po arrestohen në rrugët e Bjellorusisë dhe po futen në burgje përpara zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit. Njerëzit thonë se është shtypja më brutale që vendi ka parë ndonjëherë.

Presidenti i vendit, Aleksandër Lukashenko ka qenë në krye të vendit për 26 vjet, por kundërshtimi ndaj udhëheqësit autoritar po rritet.

Një numër i madh njerëzish dolën në rrugët e Minskut duke kërkuar dhënies fund të sundimit të tij, por qindra aktivistë gazetarë u arrestuan dhe u dënuan, transmeton Telegrafi.

“Nëse shihni automjete ushtarake, duhet të vraponi, asgjë tjetër, thjesht vraponi”, tha një aktivist për BBC.

Svetlana Tihankovskaya është një grua dhe nënë, ajo ishte plotësisht e kënaqur me jetën e saj, dhe më pas vendosi të kandidojë në zgjedhjet presidenciale.

Në garën zgjedhore, kandidatët kryesorë të opozitës u skualifikuan dhe u dënuan, përfshirë burrin e saj. Kjo është arsyeja pse Svetlana po kandidon për president në vendin e tij.

Kundërshtari i saj është Alexander Lukashenko, presidenti i parë dhe i vetëm i Bjellorusisë.

“Ne kemi një diktator në krye të vendit tonë, kjo është arsyeja pse nuk duhet të themi asnjë fjalë të vetme kundër tij”, tha Svetlana.

Ajo pranoi se ka frikë, sepse, siç thotë ajo, “ata mund të bëjnë çfarë të duan. Ata mund t’i çojnë fëmijët e mi në një jetimore ose diçka të tillë”.

Tihankovskaya i çoi fëmijët e saj në një vend të BE sepse frikësohet për sigurinë e tyre pasi ajo mori kërcënime.

Që kur erdhi në pushtet Lukashenko, asnjë zgjedhje në vend nuk është vlerësuar si e lirë ose e drejtë, dhe pak njerëz besojnë se edhe këto do të jetë të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version