Ky është momenti rrëqethës kur një “surfist” përplaset keq nga dallgët e larta, sa që ekipet e shpëtimit janë detyruar të intervenojnë për ta shpëtuar.
Në video shihet Thiago Jacare, 35-vjeç nga Brazili, duke qëndruar mbi dërrasë në plazhin Praia do Norte në Nazare të Portugalisë, kur papritmas humb baraspeshimin dhe bie në ujë, transmeton Telegrafi.
Jacare që është një “surfist” me përvojë në dallgë të larta, është përpirë nga sasia e madhe e ujit kur dallgët e përplasën dhe për disa momente dukej se është zhdukur.
Në momentin që e nxori kokën mbi sipërfaqen e ujit dukej se i shpëtoi më të keqes, por pasuan dallgët tjera që pandërprerë e godisnin.
Për fat të mirë David Langer, ndihmësi i tij insistoi t’i qëndrojë pranë edhe pse i vetëdijshëm që mund ta paguante me jetë. Ai arriti ta nxjerrë nga ujë pas disa tentimeve. /Telegrafi/