Telegrafi

Po bënte akrobacione në ajër, aeroplani i vogël rrëzohet në Meksikë – shpëtojnë piloti dhe pasagjerët

Piloti i një aeroplani të vogël që po bënte akrobacione derisa po fluturonte mbi pjesën perëndimore të Meksikës, është filmuar nga dëshmitarët okularë duke u rrëzuar me fluturake në tokë.

Katër kalimtarë rasti kanë shpëtuar mrekullisht kur aeroplani u rrëzua në qytezën Culiacan të Meksikës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ishte një dëshmitarë që filmoi momentin kur aeroplani i tipit Cessna XB-PLV derisa po bënte një kthesë të fortë në ajër, befasisht humb kontrollin dhe përfundon i përplasur në një fushë.

Me të parë se çfarë ndodhi, banorët lokalë vrapuan për ta ndihmuar pilotin dhe tre pasagjerët e ngujuar në fluturake të cilët i dërguan me urgjencë për tretman në spitalin më të afërt.

Ata janë identifikuar si Jesus Ramon, 18-vjeç, Sergio David, 22, Sergio Alberto, 23 dhe Cecilio Humberto. Nuk dihet se cili nga këta katër persona po pilotonte fluturaken kur ajo u përplas në tokë. /Telegrafi/