Telegrafi

Po bënin stërvitje ushtarake, tanku i ushtrisë qëllon një fermë pulash në Itali

Një tank i ushtrisë italiane ka qëlluar aksidentalisht në erë një fermë pulash pranë Pordenone gjatë një stërvitje ushtarake.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, tanku po merrte pjesë në stërvitjet ushtarake të natës në një poligon të shtënash të mërkurën kur “kapi” gabimisht një fermë aty pranë.

Pronarët e fermës zbuluan se rreth njëqind pula ishin vrarë ndërsa shoshitnin rrënojat të enjten në mëngjes.

Askush tjetër nuk u lëndua në incident, megjithëse zjarri i tankut shkaktoi dëme të mëdha materiale në ndërtesën ku mbaheshin pulat.

Automjeti i përfshirë ishte një tank Centauro i Brigadës Pozzuolo del Friuli, konfirmuan karabinierët për Euronews.

Mediat shkruajnë se ushtarët nuk e kuptuan menjëherë se çfarë kishte ndodhur sepse shpërthimi nuk shkaktoi zjarr duke shtuar se prokurorët në Pordenone gjithashtu kanë hapur një hetim mbi incidentin. /Telegrafi/