Site icon Telegrafi

Po bënin lutjet e mbrëmjes, mbi 50 të vrarë në një xhami në Aleppo – askush nuk po e merr përgjegjësinë (Foto/Video,+18)

Dhjetëra njerëz thuhet se janë vrarë në një sulm ajror në një xhami, gjatë lutjeve të mbrëmjes, në provincën Aleppo të Sirisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërsa Pentagoni ka deklaruar se kanë goditur terroristët disa milje larg Idlib, mediat ruse sugjerojnë se mbeturinat e raketave të SHBA-ve u gjetën nën rrënojat e xhamisë.

Detajet e sulmit në xhaminë Al-Jinah janë të pakta, por mbi 50 persona mund të jenë vrarë në këtë incident, sipas raporteve të ndryshme.

Pamje nga skena janë shpërndarë në mediat sociale të cilat tregojnë shkatërrimin në shkallë të gjerë.

Asnjë nga forcat e pranishme në zonë nuk e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Përveç aeroplanëve rusë dhe sirianë, edhe forcat ajrore amerikane po kryejnë operacione kundër njësive terroriste në zonë.

Disa fillimisht fajësuan Moskën apo Damaskun për masakrën, pasi aktivistët e “Helmetave të Bardha” dhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut shpërndanë imazhet e para nga vendi i ngjarjes.

“Nuk kemi synuar xhaminë, por ndërtesën në të cilën po mbahej një takim, rreth 15 metra nga një xhami që është ende në këmbë”, ka thënë kolonel John J. Thomas, zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA sipas AFP.

Edhe gazetari Samuel Oakford, ka thënë se Komanda Qendrore e SHBA-ve ka konfirmuar se kishte realizuar një sulm afër xhamisë. /Telegrafi/

https://twitter.com/slmhktn_eng/status/842488178397380611

Exit mobile version