Site icon Telegrafi

Po bënin fotot e fejesës kur unaza iu ra në kanalizim – zjarrfikësit ndihmojnë çiftin

Zjarrfikësit në Cleveland të SHBA-së u thirrën për të ndihmuar një çift i cili po realizonte një set fotografik kur i ndodhi një fatkeqësi.

Niki Mack dhe Corey Berebitsky po bënin fotot e tyre të fejesës kur unaza me diamant u ra brenda një kanalizimi.

“Niki ishte çuditërisht i qetë”, tha Berebitsky.

Bëhet e ditur se personeli nga stacioni i zjarrfikësve 30 në Cleveland u thirr në vendngjarje për të shpëtuar fotosesionin. /Telegrafi/

Exit mobile version