Telegrafi

Po bën gabime skandaloze, Ten Hag thyen heshtjen dhe tregon se çfarë do të bëj me Onanan

Andre Onana ka bërë një tjetër gabim që i ka kushtuar me humbje Manchester Unitedit.

Djajtë e Kuq janë mposhtur në Old Traford 3-2 nga Galatasaray në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Pas gabimit të mbrëmshëm, tifozët e United kanë shpërthyer në rrjetet sociale ndaj Andre Onanas, por trajneri Erik Ten Hag vazhdon t’i dalë në mbrojtje portierit kamerunas.

Lexo po ashtu Kriza e madhe që ka kapluar Unitedin, Eriksen zbulon se çfarë po ndodhë në dhomat e zhveshjes

Tekniku holandez ka thënë pas ndeshjes se Andre Onanën do ta mbështes dhe se kamerunasi është një portier i madh dhe një nga më të mirët në botë.

“Unë do ta inkurajoj Onanën, do ta mbështes. Do të flas me shumë futbollist, por në veçanti me Onanan ku do ta ketë mbështetjen time”.

Lexo po ashtu I vetmi që shkëlqeu te United, Hojlund godet rëndë bashkëlojtarët e tij

“Ai është portier i madh. Ai mund të jetë një nga më të mirët në botë”, tha Ten Hag.

“Ne kemi parë tashmë aftësitë e mëdha të Onanës dhe gjithashtu personalitetin e tij. Ai do të rikthehet, jam i sigurt”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/