Site icon Telegrafi

Po bëjnë gjithçka për të parandaluar zgjerimin e virusit, Kina dërgon punonjësit shëndetësor dhe pajisjet në spitalin e ri

Kina ka dërguar punonjësit shëndetësor dhe pajisjet në spitalin e ri të ndërtuar, duke shpenzuar 173 miliardë dollarë për parandalimin e zgjerimit të virusit, si dhe ka kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nga frika e coronavirusit.

Të dhënat e reja flasin për vdekjen e 362 personave dhe mbi 17 mijë të infektuar, derisa vendet e tjera po vazhdojnë me evakuimin e qytetarëve të tyre nga zona më e goditur kineze nga ky virus – Hubei, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Thanë se për vetëm 10 ditë do ta ndërtojnë spitalin, edhe ia dolën – pamje që tregojnë procesin e ndërtimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se numri i të infektuarve do të rritet edhe më shumë, pasi po priten testet e mijëra rasteve të infektuarve.

Gjithashtu hapja e shkollave është shtyrë me qëllim që të mos zgjerohet nëpër Hubei virusi vdekjeprurës, ku sot është hapur spitali i ri me njëmijë shtretër që është ndërtuar për vetëm 10 ditë.

Lexo po ashtu Nga frika se mund të zgjerohet coronavirusi, autoritetet kineze i barrikadojnë banorët nëpër shtëpi e tyre – saldojnë shufra të hekurta nëpër dyer

Pas dy ditëve pritet të hapen dyert edhe të një spitali tjetër të ri me 1,500 shtretër, në të cilin do të trajtohen rastet e personave të infektuar me coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version